Janë mbyllur 3 nga gjithsej 4 ndeshjet çerekfinale të Kupës së Maqedonisë, njofton “infOSport.mk”. Struga Trim Lum falë golit të shënuar nga pika e bardhë në pjesën e dytë nga ana e Nijas Lenës, mundi Renovën, duke kaluar në gjysmëfinale, aty ku do të luaj edhe Makedonija Gj.P, që ishte superiore në përballjen ndaj Bellasicës në Strumicë.
Të besuarit e trajnerit Zhikica Tasevski shënuan fitore 4:1, ndërsa një rezultat befasues ndodhi në ndeshjen tjetër të zhvilluar në Strumicë, aty ku Akademia Pandev si vendas mundi FC Shkupin me rezultatin 2:1.
Ndeshja e vetme që nuk dhuroi fitues, ishte ajo në Kratovë midis Sileksit dhe Shkëndijës (0:0), aty ku penaltitë do të vendosin rreth udhëtuesit të fundit për në ndeshjet gjysmëfinale.
Kupa e Maqedonisë | ||||||||||||
Ndeshjet çerekfinale | ||||||||||||
|