rajneri i Kukësit, Skënder Gega, prej dy javësh është infektuar me “COVID-19”.
Teksa pritej që gjendja e tij të stabilizohej, ajo ka ardhur duke u rënduar.
“Panorama Sport” mëson nga burime pranë trajnerit se ai është nisur sot me urgjencë drejt Turqisë.
Koronavirusi i ka prekur mushkëritë trajnerit dhe gjendja e rënduar e ditëve të fundit e ka detyruar të shtrohet për një mjekim më të specializuar në një spital të njohur në Turqi.
Drejtuesit e Kukësit kanë marrë të gjitha masat për t’i qëndruar pranë trajnerit në këtë moment të vështirë që po kalon.