Janë publikuar emrat e 11-të futbollistëve të nominuar për çmimin e më të mirit në botë. Viti 2020 ishte një vit shumë më ndryshe në krahasim me vitet e kaluara, kjo shkaku i pandemisë së koronavirusit, ku siç dihet shumica e ndeshjeve u zhvilluan pa tifozë.
Si favorit shihet Robert Levandovski, i cili fitoi gjithçka me Bajernin e Munihut sezonin e fundit, ndërsa vazhdon të shënojë rregullisht me kampionët e Gjermanisë dhe të Europës.
🏆 Nominees: #TheBest FIFA Men's Player
🇪🇸 Thiago Alcântara
🇵🇹 Cristiano Ronaldo
🇧🇪 Kevin De Bruyne
🇵🇱 Robert Lewandowski
🇸🇳 Sadio Mane
🇫🇷 Kylian Mbappe
🇦🇷 Lionel Messi
🇧🇷 Neymar
🇪🇸 Sergio Ramos
🇪🇬 Mohamed Salah
🇳🇱 Virgil van Dijkℹ️🗳️ https://t.co/fqPa5jbedh pic.twitter.com/nLcUjmdQrd
— FIFA.com (@FIFAcom) November 25, 2020
I përzgjedhur tjetër nga Bajerni i tripletës është edhe spanjolli Tiago Alkantara, i cili këtë verë kaloi te Liverpulli, nga e cila skuadër gjithashtu janë plotë 3 futbollistë të nominuar, Sadio Mane, Mohamed Sallah dhe Virxhil Van Dijk.
Lista e 11 kandidatëve plotësohet me yjet e PSZh-së, Nejmar dhe Kylian Mbappe, si dhe me emra të njohur si Serhio Ramos nga Real Madrid dhe Kevin De Brujne nga Mançester Siti.
Çmimi për futbollistin më të mirë në Botë do të ndahet më 17 dhjetor në Cyrih. Fituesi do të vendoset pas votimit të tifozëve, gazetarëve, trajnerëve të kombëtareve dhe kapitenëve. Ndërkohë ditëve në vijim pritet të zbulohen edhe tre emrat kryesor që do të konkurrojnë për çmimin e më të mirit.