Federata e Futbollit të Argjentinës, ka shprehur ngushëllimet më të thella për vdekjen e Diego Armando Maradonës.
Legjenda argjentinase ndërroi jetë në moshën 60 vjeçare, në shtëpinë e tij në Tigre.
“Federata e Futbollit të Argjentinës, përmes presidentit të saj Claudio Tapia, shpreh pikëllimin më të thellë për vdekjen e legjendës sonë, Diego Armando Maradona”, thuhet në reagimin e tyre.
“Ju do të jeni gjithmonë në zemrat tona”.