Agim Ibraimi i siguron fitoren e parë në kampionat Kukësit

Pas dy golave të shënuar në ndeshjet e Kupës, Agim Ibraimi ka gjetur golin e tij të parë edhe në ndeshjet e Superligës shqiptare, njofton “infOSport.mk”.

Tetovari Ibraimi shënoi golin e vetëm në fitoren 1:0 të Kukësit përballë Laçit, e vlefshme për xhiron e katërt në elitën e futbollit shqiptarë.

Agim Ibraimi golin e fitores e realizoi dy minuta para fundit të pjesës së parë, ndërsa vlen të ceket se i njëjti në minutën e 20-të ishte ndëshkuar me kartonë të verdhë, njëjtë sikurse edhe Besir Demiri, i cili luajti titullarë te skuadra nga Verilindja e Shqipërisë.

Leave a Reply