Super lajm, KF Vardari i Forinës shpëton nga shuarja

Një super lajm na vjen nga Gostivari, më konkretisht nga Forina, aty ku futbolli do të vazhdojë të luhet, edhe atë në rangun e Ligës së Dytë, njofton “infOSport.mk”.

Kështu Vardari i Forinës që ditë më parë për shkak problemeve financiare nuk zbriti në fushë për të zhvilluar ndeshjen kundër Vëllazërimit, një gjë të tillë do të bëjë nesër kundër Korabit, në ndeshjen e vlefshme të javës së 13-të në Konferencën e Perëndimit.

“Po, ndeshja e nesërme do të luhet. Kemi pasur ndihmë nga Komuna e Gostivarit me vlerë  prej 100,000.00 denarëve, si dhe nga Organizata Humanitare “Dora e Rinisë” – na thanë shkurt nga KF Vardari Forinë, skuadër kjo që pas 12 xhirove të para në Ligën e Dytë – Perëndim me 12 pikë të tubuara renditet në pozitën e 8-të.

Leave a Reply