Shkëndija me probleme përballë Sileksit, plotë 4 mungesa në rradhët e “kuqezinjëve”

Shkëndija nesër në Kratovë do të zhvillojë ndeshjen çerekfinale të Kupës së Maqedonisë, njofton “infOSport.mk”.

Ndeshja e parë e këtij sezoni mes këtyre dy skuadrave në Tetovë u mbyll me barazim, ndërsa nesër patjetër duhet të ketë fitues, ashtu që skuadra më e mirë në terren do të vazhdojë garat në Kupën e Maqedonisë.

Në prag të këtij takimi, Ernest Gjoka ka hasur në problem, pasi në fushë do të duhet të zbres pa mbrojtësit Jan Krivak dhe Zija Merxhani, mesfushorin Armend Alimi si dhe sulmuesin Lupçe Doriev.

Dueli Sileksi-Shkëndija luhet të mërkurën në stadiumin e qytetit në Kratovë me fillim në orën 13:00.

Leave a Reply