Feronikeli ndali Dritën e Ardian Nuhiut

Drita e Ardian Nuhiut ka barazuar 1:1 në ndeshjen e javës së 14-të në Superligën e Kosovës kundër Feronikelit, duke bërë një hap fals në garën për vendin e parë me Ballkanin e Ismet Munishit, njofton “infOSport.mk”.

Të parët që shënuan në këtë ndeshje ishin mysafirët, kur Mendurim Hoti përfitoi nga një top i kthyer nga traversa e goditur nga strugani Besmir Bojku dhe realizoi për 0:1.

Në minutën e 74-të Feronikeli shënoi edhe golin e dytë në rrjetën e Rexhepit me anë të sulmuesit maqedonas, Marko Simonovski, mirëpo i njëjti u anulua për shkak pozitës jashtë loje.

Nuk vonoi shumë dhe në  anën tjetër Drita arriti që të barazojë shifrat, kjo falë golit të shënuar nga Almir Ajzeraj, i cili shënoi nga afërsia.

Skuadra gjilanase kërkonte triumfin, por në fund nuk ia arriti qëllimit, edhe pse mysafirët nga Drenasi nga minuta e 80-të luajti me një lojtar më pak, pas kartonit të kuq të Malaj. Drita me 27 pikë mbetet në pozitën e dytë, me 2 pikë më pak se Ballkani i vendit të parë, ndërkohë Feronikeli me 16 pikë renditet në pozitën e 7-të.

 

Leave a Reply