Nesër përveç ndeshjeve çerekfinale të Kupës, në program në futbollin vendor do të jenë edhe ndeshjet e Ligës së Dytë në Konferencën e Lindjes dhe Perëndimit, njofton “infOSport.mk”.
Në Perëndim ndeshja derbi e javës së 13-të është ajo midis Veleshtës dhe Gostivarit, Vëllazërimi në Kërçovë do të jetë nikoqir i Kadinos, ndërkohë në Bogovinë Drita do të mirëpret Labunishtën.
Një tjetër super përballje pritet të jetë ajo midis Skopjes dhe Ohrid Lihnidos në Shkup, ndërkohë Vardar Forina do të mirëpret Korabin.
LDFMV – Perëndim, Java 13 |
|||||||||||||||
|
Ndërkohë në Konferencën e Lindjes ndeshja më interesante pritet të jetë ajo midis Tikveshit dhe Kit Go të Aplaj Jusuf. Vendasit janë favorit, mirëpo duke pasur parasysh se përballë do të kenë skuadrën me të njëjtin sponzor të Bregallnicës, në këtë ndeshje priten shumë paqartësi.
Osogova në Koçani do të jetë mysafir i Bregallnicës, ndeshje kjo që na rikujton vitet e 90-ta, kur këto dy skuadra luanin në mesin e më të mirëve në futbollin vendor, Plaçkovica do të mirëpret Pobedën nga Prilepi, Kozhuvi shihet si favorit përballë Sloga Vinicës, ndërkohë Sasa në Kamenicë do jetë nikoqir i Rosoman, skuadrës së parafundit në tabelë.
LDFMV – Lindje, Java 13 |
|||||||||||||||
|