Në Kosovë nuk kanë dyshime. Shefki Kuqi do të jetë trajneri i ri i përfaqësueses U-21 të Kosovës, duke zëvendësuar në këtë post Rafet Prekazin.
Lajmi është bërë publik nga “Zëri.info”, që zbulon se FFK-ja ka vendosur t’i besojë timonin e Kosovës U-21, ish-sulmuesit të Premierligës angleze.
Ditët e fundit ka qarkulluar edhe emri i Orges Shehit, për të marrë drejtimin e kësaj përfaqësuese, gjithsesi gjithçka pritet të zyrtarizohet në ditët në vijim.