Mundën kampionët në fuqi, Adili, Imeri me shokë marrin premion e premtuar nga drejtuesit e Vllaznisë

Dhjetë milionë lekë të vjetra, apo 8128 euro janë shpërndarë nga presidenca e Vllaznisë për fitoren e skuadrës së tyre në klasiken me Tiranën.

Edhe pse sponsori Xhaferi fillimisht kishte deklaruar se do të shpërndante 6 milionë lekë premio (4877 euro),  në fund është vendosur që të shpërndahen plotë 8128 euro.

Skuadra shkodrane pjesë e së cilës janë edhe tre futbollistët nga Maqedonia, Mevlan Adili, Demir Imeri dhe Aleksandar Isaevski, ia doli të mundte Tiranën me shifrat 3:2 në ndeshjen e zhvlluar në “Loro Boriçi”.

Ishte kjo fitorja e tretë nga po aq ndeshje në sezonin e ri për Vllazninë e Shkdrës, që për herë të parë pas shumë vitesh e sheh veten në krye të renditjes në Superligën shqiptare.

Edhe pse deri në fund të kampionatit duhet të zhvillohen edhe 33 xhiro të tjera, “kuqeblutë” ëndërrojnë që të sjellin në Shkodër titullin e 10-të kampion, një titull ky  që ju mungon që nga viti 2001.

Leave a Reply