Tifozët ndoshta në këtë javë do lejohen të rikthehen në stadiume që të përkrahin klubet e tyre të Premierligës.
Sipas “Telegraph”, rregullat e reja të vendosura nga guvernatori lejojnë që një numër i ulët të lejohen të jenë pjesëmarrëse në stadiume, përcjellë lajmi.net.
Guvernatori pritet të që në ditët në vijim të jap dritën e gjelbër që katër mijë tifozë të hyjnë në radhët e para të stadiumit, dy mijë në radhët e dyta dhe një numër i vogël në pjesën e fundit, transmeton “lajmi”.
Ky rregull do hyjë në fuqi para ndeshjes së Mançester Junajtedit kundër Paris Sen Zhermenit në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Sidoqoftë, klubet që gjenden në qytetet që kanë shumë raste pozitive me COVID-19, nuk do kenë leje të jenë në stadiume, derisa të zbritet numri i rasteve.