Shkëndija dhe FC Shkupi janë ndarë me barazim 1:1 në derbi ndeshjen e javës së 12-të në elitën e futbollit vendor, njofton “infOSport.mk”. Në një ndeshje tipike kampionale, e cila në tërësi e përmbushi termin e një derbi të vërtetë, në fund barazimi ndoshta ishte edhe epilogu më real, edhe pse duhet pranuar se FC Shkupi luajti një ndër ndeshjet më të mira viteve të fundit kundër Shkëndijës në Tetovë, aty ku nuk do ishte mëkat që në fund të largohej edhe me 3 pikë, bazuar nga rastet e shpërdoruara nga ana e futbollistëve “bardhekaltër”.
Kjo ndeshje doli të jetë e paharuar për talentin e Shkëndijës, Dashmir Elezi, i cili përveç që shënoi në debutimin e tij me fanellën e ekipit të parë nga Tetova, ai emrin e tij e shkroi në historikun e futbollit në vend, duke u bërë golashënuesi më i ri me vetëm 16 vjet e 1 ditë.
Elezi shënoi në minutat shtesë të pjesës së parë golin e avantazhit për Shkëndijën, ndërkohë për barazimin e rezultatit u përkujdes Ilirid Ademi në minutën e 52-të.
Makedonija GJ.P me Zhikica Tasevskin në krye po bënë shumë mirë këtë edicion, teksa kjo skuadër regjistroi edhe fitoren e 8-të sezonale, më shumë se çdo skuadër tjetër, duke u renditur në këtë mënyrë në vendin e dytë. Skuadra nga Gjorçe Petrovi në derbin lokal të kryeqytetit mundi Rabotniçkin në arenën “Todor Proeski”, ndërsa fitoren e parë pas 5 ndeshjeve, e regjistroi Akademia Pandev, që në terren vendas mundi Pelisterin me shifrat 3:2, transmeton “infOSport.mk”.
Në ndërkohë vazhdoi seria negative e Renovës, që tashmë 9 ndeshje me rradhë nuk dinë për fitore. “Gjipspunuesit” sot u mundën nga Struga Trim Lum minimalisht 1:0, ndërsa fitore identike morri edhe Bellasica në transfertën në Kratovë, duke dhënë shenja jete.
Kujtojmë dje Boreci në terren vendas u mund nga Vardari me rezultatin 2:0.
LPFMV – Java 12 |
||||||||||||||||||
|