Në këto momente në futbollin vendor po zhvillohen ndeshjet e javës së 12-të, e cila gjatë 45 minutave të para na dhuroi edhe dy autogola shumë atraktiv, njofton “infOSport.mk”.
Autogolin e parë në ndeshjet e sotme e realizoi Ermedin Adem i Makedonija GJ.P në minutën e 33-të, duke ju dhënë shpresa futbollistëve të Rabotniçkit, mirëpo si duket vetëm të kota, pasi në pjesën e dytë Makedonija GJ.P shënoi edhe golin e tretë në rrjetën e “romantikëve” dhe aktualisht po avanson me shifrat 3:1.
Vlen të theksohet se Ermedin Adem para se të shënonte në rrjetën e gabuar, shënoi në rrjetën e duhur nga pika e bardhë, kur në minutën e 23-të i mundëosi skuadrës së tij, Makedonija Gj.P që të avansojë me rezultatin 2:0.
Një tjetër autogol u regjistrua edhe në Strumicë, në ndeshjen midis Akademia Pandevit dhe Pelisterit, e që ishte pjesë e kapitenit të mysafirëve, Hristijan Dragarski. Një diagonale e gjatë në zonën e skuadrës nga Manastiri, hutoi kapitenin e “të gjelbërve”, i cili si duket në ato momente nuk e kishte idenë se ku ndodhet, duke ndjekur topin nga lartë.