Real Sociedad ka siguruar edhe fitoren e 7-të në sezonin e ri të La Ligas, duke kryesuar i vetëm renditjen me 23 pikë. Skuadra baske ia doli të fitonte 0:1 në udhëtim te Kadiz, duke konfirmuar formën e mirë që po kalon në kampionatin spanjoll.
Golin e vetëm dhe të fitores për miqtë, e realizoi Aleksander Isak në mesin e pjesës së dytë.
21-vjeçari suedez shfrytëzoi një kros të Adnan Januzajt nga krahu i djathtë dhe mposhti me kokë portierin vendas, duke gjetur golin e dytë në La Liga këtë edicion.
Trepikësh shumë i rëndësishëm për Sociedadin, që ka rikthyer në tre pikë diferencën me Atletiko Madridin e vendit të dytë, mirëpo duhet theksuar se skuadra e Diego Simeones ka edhe dy ndeshje më pak.