Ernest Gjoka i detyruar të nis ndeshjen me një mungesë të madhe ndaj FC Shkupit

Shkëndija sot do të jetë nikoqir i FC Shkupit, në një nga ndeshjet më interesante viteve të fundit mes këtyre dy skuadrave shqiptare, duke pasur parasysh se për herë të parë në një sezon janë në garë për titullin e kampionit, shkruan “infOSport.mk”.

Trajneri i “kuqezinjëve” nga Tetova,  Ernest Gjoka në këtë ndeshje do të duhet të bëjë pa njërin prej mbrojtësve kryesor, Jan Krivak, i cili në ndeshjen e fundit me Renovën kompletoi pesë kartona të verdhë dhe këtë sfidë do të duhet ta shikojë nga tribuna.

Pjesa tjetër e skuadrës është e gatshme për të dhënë më të mirën kundër “bardhekaltërve” nga Çairi, përfshirë këtu edhe 3 reprezentuesit e përfaqësueses, Egzon Bejtullain, Enur Totren dhe Ljupçe Dorievin.

Kujtojmë ndeshja midis Shkëndijës dhe FC Shkupit starton në ora 13:00, ndërsa për shkak pandemisë “Covid 19”, e njëjta do të zhvillohet pa praninë e publikut.

Leave a Reply