Shtatë vite pasi u përurua shkolla fillore “Kongresi i Manastirit” në Shkup, në ditën e alfabetit, u bë edhe lëshimi në përdorim i palestrës sportive.
Kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu vlerësoi mirkuptimin që kishte drejtori i kësaj shkolle deri sa nxënësit nuk kishin palestër sportive.
“Para shtatë viteve në të njëjtën ditë është bë promovimi i shkollës së re, pas asaj periudhe sot jemi këtu për ta bërë hapjen solemne të kësaj palestre sportive. Ky objekt i ri jo vetëm që ka shërbyer për nxënësit e shkollës fillore “Kongresi i Manastirit”, në kohën e fundit gjithashtu ka shërbyer edhe për paralelet e disperzuara të Universitetit të Tetovës të cilët ligjeratat i vijojnë në Shkup, por edhe të Universitetit “Nënë Tereza”, kështu që me të vërtetë epitetin Kongresi i Manastirit, emërimin kjo shkollë e mbanë konformë veprimtaris që e bënë” – tha Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu.
Salla sportive do të mbajë emrin e veprimtarit “Alush Hamidi”, i cili mes tjerash ka qenë edhe mësues, drejtor i shkollës dhe një kontribues i përkushtuar i aktiviteteve sportive dhe kulturore-artistike.