Puna është ajo që të sjellë suksesin. Ndonjëherë futbollistët e rinj zhgënjehen dhe mendojnë edhe largimin nga fushat e sportit, mirëpo në raste të tilla, janë aty trajnerët, pedagogët për ti drejtuar dhe dhënë kurajo atyre për të vazhduar edhe më fuqishëm në rrugëtimin e tyre. E dimë se rruga drejt suksesit është e gjatë dhe e mundimshme, mirëpo pa punë dhe sakrificë nuk mund të arrishë asgjë në asnjë lëmi.
Fotoja të cilën e ka publikuar në profilin e tij pak minuta më parë trajneri i grupmoshave të reja të Shkëndijës, Bashkim Arifi, përshkruan më së miri gjithë atë që e thamë më lartë. Në foto shihet heroi i ditës së sotme, Dashmir Elezi, i cili në debutimin e tij shënoi gol me fanellën e zemrës, e mbi të gjitha ai u bë golashënuesi më i ri në historinë e futbollit vendor, duke kaluar në këtë renditje emra si Suhel Muharremi, apo edhe Elif Elmas, i cili sot luan në Napoli të Italisë, shkruan “infOSport.mk”.
“Me këtë foto Dashmir Elezit ia uroj ditëlindjen e 16-të dhe golin e tij të parë zyrtar për senior në ligën e parë të RMV. Në këto momente gjatë fotos i thash se këtu nuk përfundon futbolli, FUTBOLLI për ty sapo ka filluar. Suksese Dashi, mburemi me Ty 👏🏼🏆🤲🏼” – ka shkruar në profilin e tij zyrtarë, Bashkim Arifi.
Po, Dashmir, e vërtetë, futbolli për ju sa po ka filluar, juve sot shkruajtët historinë në futbollin vendor, ndërsa me punë dhe përkushtim maksimal neve dëshirojmë që ju një ditë të shkruani historinë edhe në futbollin europian.