Vardari ka shënuar fitore 2:0 në ndeshjen e parë të javës së 12-të në Ligën e Parë në transfertën kundër Borecit, duke iu hakmarrë skuadrës nga Velesi për disfatën në ndeshjen hapëse të sezonit të ri,njofton “infOSport.mk”.
Ndeshja nisi mirë për vendasit, të cilët rrezikuan në disa raste portën e mysafirëve shkupjan, mirëpo pa arritur të konkretizojnë ndonjërin prej rasteve, njëjtë sikurse edhe miqtë, me ç’rast pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura.
Fillimi i pjesës së dytë sërish foli për vendasit të cilët rrezikuan portën e “kuqezinjëve” shkupjan, mirëpo sërish goli nuk erdhi.
Shumë afër ishte edhe Marjan Ristovski në minutën e 63-të, mirëpo shtylla shpëtoi në ato momente mysafirët nga Shkupi, të cilët u këndellën në minutat në vazhdim, duke shënuar dy gola në rrjetën e Burhan Mustafës.
Golin e parë që paralajmëroi fitoren e Vardarit në këtë ndeshje e realizoi Jovan Popzlatanov, i cili përfitoi nga një super pasim i Matej Cvetanoskit në minutën e 79-të. Në këtë gol të Popzlatanov ndikoi edhe mbrojtësi Stoimenovski, i cili në tentativë për të bllokuar goditjen e futbollistit kundërshtarë, mashtroi edhe portierin Mustafa, i cili mbeti i zhgënjyer nga ana e bashkëlojtarit të tij.
Pas këtij goli, Boreci sërish vendosi të sulmoj dhe të kërkojë tashmë golin e barazimit, mirëpo i njëjti nuk erdhi, madje një gabim i tyre në mbrojtje i mundësoi Matej Cvetanoskit që në minutën e 90-të, të shënojë edhe golin e dytë në rrjetën e Burhan Mustafës, transmeton “infOSport.mk”.
Falë kësaj fitore Vardari me 16 pikë tashmë pozicionohet në vendin e 6-të me 16 pikë të tubuara, ndërkohë Boreci mbetet në pozitën e katërt me 19 pikë.
Foto: gol.mk