Dortmundi vallëzon nën ritmin e Haaland (VIDEO)

Erling Haaland pa dyshim se është një ndër sulmuesit më të mirë në futbollin e sotëm modern. Një gjë të tillë norvegjezi po dëshmon në vazhdimësi, ndërsa e dëshmoi edhe sot përballë Hertës së Berlinit, njofton “infOSport.mk”.

Sulmuesi shtatëlartë shënoi plotë 4 gola në fitoren 5:2 ndaj Hertës në transfertë, duke udhëhequr i vetëm skuadrës “verdhezi” drejt fitores së madhe.

Ndryshe pjesa e parë u mbyll me epërsinë e Hertës së Berlinit, që avansoi me golin e Mateus Kunja.

20-vjeçari Haaland, i cili gjatë ditës së sotme fitoi çmimin prestigjioz “Goldeb Boy” nga “Tuttosport”, si futbollisti më i mirë deri në moshën 21-vjeçare në Europë, shënoi 3 gola në një interval kohor prej vetëm 15 minutash në fillimin e pjesës së dytë (47′, 49′, 62’), duke bërë Dortmundin me krahë dhe duke i hapur rrugën drejt fitores.

Golin e katërt për Dortmundin e realizoi Guerreiro në minutën e 70-të, derisa vendasit realizuan përsëri përmes Kunjas në minutën e 79-të, këtë herë nga pika e bardhë.

Mirëpo gëzimi i vendasve doli të jetë shumë i shkurtë për këtë gol të shënuar, pasi Haaland në të njëjtën minutë shënoi edhe golin e katërt personal dhe të pestin për Dortmundin, transmeton “infOSport.mk”.

Me këtë fitore, Dortmundi i afrohet kreut duke u renditur në pozitën e dytë me 18 pikë, një më pak se skuadra kryeuese e Bajernit të Munihut, që sot barazoi 1:1 me Verder Bremenin e Rashicës, ndërkohë Herta e Berlinit me 7 pikë të tubuara renditet në pozitën e 13-të.

Leave a Reply