Xhiovani Reyna ka nënshkruar kontratë të re me skuadrën e Borusia Dortmundit, sipas së cilës ai në “Sinjal Iduna Park” do të qëdnrojë deri në vitin 2025. Një javë pas ditëlindjes së tij të 18-të, pas debutimit me Kombëtaren e Amerikës dhe po ashtu golit të tij të parë për shtetin e tij, Reyna ka arritur marrëveshje për të nënshkruar kontratën e re pesë vjeçare me skuadrën e njohur gjermane.
Mesfushori 18 vjeçar te Dortmundi erdhi nga skuadra e Neë York City në vitin 2019, ndërsa shumë shpejtë u bë pjesë e formacionit të parë të skuadrës së Lusien Favre. Me petkun e Dortmundit, Reyna ka zhvilluar 30 ndeshje, duke regjistruar edhe 4 gola dhe 6 asistime në të gjitha garat.