Te Milani janë vënë në kërkim të pasuesit të Zlatan Ibrahimoviç, ndërsa tashmë është mësuar edhe emri i futbollistit që është vënë shënjestrën e “kuqezinjëve” nga San Siro.
Maldini dhe Massara e shohin sulmuesin e Ajaksit i huazuar te Tuente, Danilo Pereira da Silva, si përforcimin ideal për sulmin.
Pereira ka shënuar 8 gola në nëntë ndeshje të luajtura këtë sezon, ndërsa vlera e tij në treg është 5 milionë euro, shifër kjo aspak problematike për “Rossonerët”.
Danilo është 21-vjeç dhe përshtatet me filozofinë e Elliott, prandaj Milan pritet që të nis së shpejti bisedimet me Ajaksin për transferimin e tij në San Siro.