Nëse ka një futbollitë te Verder Bremeni që mund të luajë pa problem te Bajerni i Munihut, ai është Milot Rashica.
Kështu ka deklaruar legjenda e klubit “bavarez”, Xhiovane Elber, që kishte veshur fanellën e Bajernit të Munihut nga sezoni 1997 deri në vitin 2003.
Ai në 169 ndeshje me fanellën e skuadrës “bavareze” kishte shënuar 92 gola, ndërsa në një intervistë për mediat gjermane, i pyetur se cili lojtar i Verder Bremenit mund të luante te Bajerni, Elber dha këtë përgjigje:
“Pyetje e mirë. Bajerni ka plotësuar çdo pozitë me nga dy futbollistë, jo thjesht me rezervistë të klasit të lartë ose lojtarë shtesë, por me profesionist cilësorë. Nëse dikush lëndohet ose pezullohet, ai zëvendësohet nga një lojtar me vlerë të njëjtë. Kështu, kërkesat për një lojtar janë të larta. Shoh shumë pak lojtarë të Verderi që mund të plotësojnë këto kërkesa. Në të vërtetë vetëm një lojtar i plotëson këto standarde: Milot Rashica, i cili ka aftësi të caktuara që mund të luajnë një rol”.
“Por me këtë dua të them Rashicën e mirë, siç u prezantua në kampionat disa kohë më parë. Ai ka qenë në formë të keqe së fundi dhe ka vuajtur nga lëndimet” – është shprehur Elber.