Amir Rrahmani ka rezultuar pozitiv pas testeve të kryera mëngjesin e sotëm te skuadra “napolitane”.
26-vjeçari ka rezultuar me Covid-19, teksa nuk ka qenë në kontakt me lojtarët e tjerë të klubit italian dhe ka nisur menjëherë karantinën.
Lojtari nga Prishtina luajti me Kosovën në miqësoren ndaj Shqipërisë dhe dy duelet e fundit të Ligën e Kombeve kundër Sllovenisë dhe Moldavisë.
Tani i duhet të qëndrojë disa ditë pushim me shpresën që tamponi i rradhës të dalë negativ.