Te Gjermania ka ardhur koha për një trajner të ri. Të paktën kështu mendojnë shumica e tifozëve gjerman të cilët kërkojnë shkarkimin e trajnerit Koakim Lëv.
Humbja turpëruese 6:0 ndaj Spanjës i ka vendosur kapak gjithçkaje dhe fansat mendojnë se ka ardhur fundi i një cikli.
Në një sondazh të zhvilluar nga agjensia gjermane e lajmeve SID, 84% të atyre që kanë marë pjesë në sondazh, kërkojnë shkarkimin e Lëv.
Ky i fundit është pjesë e Gjermanisë që nga Botërori i vitit 2006-të dhe është konfirmuar nga drejtuesit të paktën deri në përfundim të Euro 2020.
Dy emrat që pëlqehen nga tifozët gjerman dhe që i shohin si pasues të Lëv, janë ata të Jurgen Klop, trajnerit aktual të Liverpullit, dhe Hansi Flik, që me mjaft sukses po udhëheq Bajernin e Munihut.