Barcelona po planifikon të largojë nga skuadra së paku 6 futbollistë, për t’i zvogëluar shpenzimet shkaku i krizës së shkaktuar nga koronavirusi.
Sipas të përditshmes spanjolle “Marca”, trajneri Ronald Kuman nuk llogarit më në shërbimet e mbrojtësve Samuel Umtiti e Zhunior Fripo.
Ndërsa, në mesin e lojtarëve që do të largohen janë edhe Riqui Puig dhe Karles Alena. Të sigurt qëndrimin te klubi spanjoll nuk e kanë as Antuan Grizman dhe Usmane Dembele.
Barcelona me shitjen e këtyre futbollistëve po synon të krijojë fonde për ta përforcuar ekipin gjatë afatit kalimtar të janarit.