Pep Guardiola edhe zyrtarisht ka rinovuar kontratën me Mançester Sitin, duke hedhur kështu poshtë të gjithë zërat për një largim të mundshëm të tij nga “Etihad Stadium”.
Ka qenë vetë klubi anglez që ka zyrtarizuar lajmin përmes një postimi në “Tëitter”. “Udhëtimi vazhdon”, shkruhet në postimin e Mançester Sitit.
Spanjolli ka rinovuar kontratën e tij për dy vite, çka do të thotë se ai do të qëndrojë në “Etihad Stadium” deri në verën e vitit 2023.
Guardiola gjatë karrierës së tij ka qëndruar për 5 sezone te Barcelona dhe 3 të tjerë te Bajern Munihu, ndërsa tek anglezët, në rast se ai e përfundon kontratën e re, do të ketë mbyllur sezonin e tij të shtatë në Premierligë.
The journey continues 💙
🔷 #ManCity | https://t.co/axa0klD5rehttps://t.co/eWMLvEhuQw
— Manchester City (@ManCity) November 19, 2020