Skuadra e Lids Junajted, pjesë e së cilës është edhe futbollisti shqiptarë nga Maqedonia e Veriut, Ezgjan Alioski, po sheh mundësinë e angazhimit të Stiven Zherard si kryetrajner, raporton “Football Insider”.
Trajneri aktual i Lids, Marselo Bielsa ka kontratë me klubin anglez deri në fund të edicionit 2020/21, dhe si duket krerët e klubit janë të gatshëm të kontaktojnë me Zherard, të cilin e shohin si zëvendësues të strategut argjentinas.
Zherard aktualisht po udhëheq një ndër skuadrat më të njohura skoceze, Gllazgou Renxhers, me të cilën skuadër po bënë shumë mirë, ndërsa sezonin aktual po udhëheqin renditjen me 9 pikë më shumë se rivali i përjetshëm, Selltiku, pjesë e së cilës skuadër është Albion Ajeti.