Mediat në Angli gjatë ditës së sotme njoftuan për një sherr që kishte ndodhur te Arsenali, e ku në qendër të vëmendjes ishin braziliani, David Luiz dhe spanjolli, Dani Sebajos.
Sipas mediave angleze, braziliani kishte goditur spanjollin ofensiv në hundë, duke i shkaktuar gjakosje, episod që mendohet se ka ndodhur javën e kaluar tek ekipi londinez.
Megjithatë një gjë të tillë ka mohuar spanjolli, i cili ka reaguar përmes një postimi në Tëitter, aty ku mohon që të ketë ndodhur përplasja mes tij dhe shokut të skuadrës, David Luiz.