Maqedonia gjatë ditës së sotme ka mësuar se në cilën vazo do të jetë për shortin e Kupës së Botës që do të mbahet me datë 7 dhjetor në Cyrih të Zvicrës, njofton “infOSport.mk”.
Skuadra përfaqësuese futbollistike e vendit tonë është caktuar në vazon e katërt së bashku edhe me Shqipërinë, por edhe me Bosnje Hercegovinën, Slloveninë, Malin e Zi, Bullgarinë, Izraelin, Bjellorusinë, Gjeorgjinë dhe Luksemburgun.
Për dallim nga Maqedonia dhe Shqipëria, Kosova është pozicionuar në vazon e pestë, që don të thotë se këto “Dardanët” mund të përballen me njërën prej dy kombëtareve të lartëpërmendura.
Formati i kualifikueseve për kontinentin europian i ka ndarë kombëtaret në 6 vazo sipas renditjes në FIFA dhe rezultateve të fundit në Ligën e Kombeve.
Do të jenë 10 grupe për fazën kualifikuese për Kupën e Botës në Katar, ku 5 grupe kanë nga 5 ekipe dhe 5 të tjera me nga 6 ekipe.
10 vendet e para nga gjithsej 10 grupet e formuara do të kualifikohen drejtëpërdrejtë në Botërorin e vitit 2022, ndërsa 3 kombëtaret tjera që do të udhëtojnë në Katar një gjë të tillë do të bëjnë përmes ndeshjeve të balotazhit, ku mes vete do të luajnë 6 6 vendet e dyta me më shumë pikë.
Belgjika, Spanja, Franca dhe Italia do të vendosen në grupe me nga 5 ekipe.
Eliminatoret do të nisin në 1 mars të vitit të ardhshëm dhe përfundojnë në mars të vitit 2022 me ndeshjet e “play-off”.
Ndarja e vazove të Kupës së Botës 2022 për Europën: |
Vazo 1: Belgjikë, Francë, Angli, Portugali, Spanjë, Itali, Kroaci, Danimarkë, Gjermani, Holandë. |
Vazo 2: Zvicër, Uells, Poloni, Suedi, Austri, Ukrainë, Serbi, Turqi, Sllovaki, Rumani. |
Vazo 3: Rusi, Hungari, Irlandëm Rep.Çeke, Norvegji, Irlandë e Veriut, Islandë, Skoci, Greqi, Finlandë. |
Vazo 4: Bosnje-Hercegovinë, Sllovani, Mali i Zi, Maqedoni e Veriut, SHQIPËRI, Bullgari, Izrael, Bjellorusi, Gjeorgji, Luksemburg. |
Vazo 5: Armeni, KOSOVË, Qipro, Ishujt Faroe, Azerbajxhan, Estoni, Kazakistan, Lituani, Letoni, Andorra. |
Vazo 6: Maltë, Moldavi, Lihteshtejn, Gjibraltar, San Marino. |
Datat e ndeshjeve eliminatore | ||||||||||
|