Një lajm aspak i mirë për Realin e Madridit dhe trajnerin e tyre, Zinedine Zidane në prag të dy ndeshjeve mjaft të rëndësishme në kampionat dhe Ligën e Kampionëve. Informacionet nga Spanja thonë se kapiteni i “mbretërve” do të mungojë në ndeshjet ndaj Viljarealit dhe Interit.
Ramos pësoi një lëndim në muskulin e këmbës në fitoren e Spanjës ndaj Gjermanisë në kuadër të Ligës së Kombeve.
Kundër Viljarealit skuadra “madrilene” do të luaj me 21 nëntor, ndërkohë kundër Interit me 25 nëntor. Rikthimi i Ramos pritet të ndodh me 28 nëntor në ndeshjen e javës së 11-të që Reali do ta zhvillojë si vendas kundër Alavesh.