Trajneri i Galatasarajit, Fatih Terim refuzon të heqë dorë nga shpresat për ta transferuar yllin shqiptar të Liverpullit, Xherdan Shaqirin. Futbollisti shqiptarë me origjinë nga Gjilani i Kosovës nuk po luan mjaftueshëm te skuadra kampione e Anglisë, dhe një largim i tij përflitet tashmë një kohë më të gjatë.
Klubi i njohur turk, Galatasaraji është njëri nga klubet që është lidhur më shumë me transferimin e Shaqirit.
Trajneri Terim është një tifoz i madh i djaloshit nga Gjilani dhe ka shtyrë drejtuesit e Galatasarajit për të sjellë sulmuesin në Stamboll tash e 1 vit.
Sipas mediumit turk “Fotomac”, Galatasaraji dhe Terim do të provojnë përsëri për Shaqirin në afatin e janarit.