Një skandal i vërtetë ka ndodhur tek kombëtarja e Kolumbisë pas humbjes tupëruese 6:1 ndaj Ekuadorit, ndeshje kjo e vlefshme për eliminatoret e Botërorit “Qatar 2022”. Sipas raporteve që vijnë nga Kolumbia, futbollistët e kësaj kombëtare pas përfundimit të ndeshjes në dhomat e zhveshjes janë kapur fyt për fyti, duke ofenduar njëri tjetrin e madje thuhet se ka pasur edhe përplasje fizike mes tyre.
I gjithë faji sipas mediave në Kolumbi është i trajnerit Kueiroz, i cili nuk ka ndërmarrë asgjë për të qetësuar situatën, e ku jo zyrtarisht mësohet se në qendër të vëmendjes kanë qenë Hames Rodrigez i Evertonit dhe Xhefeson Lima i Burnmautit.