Derisa e ardhmja e Angellovskit është e paqartë, Duka konfirmon Edi Rejën!

Për dallim nga Maqedonia që nuk arriti të ngjitet në Ligën “B” në kuadër të Ligës së Kombeve, një gjë të tillë bëri Shqipëria, edhe atë falë fitores 3:2 në ndeshjen e fundit të grupit  4 kundër Bjellorusisë, njofton “infOSport.mk”.

Objektivi i vendosur në fillim të këtyre dueleve tanimë është arritur, me Shqipërinë që për të parën herë në një kompeticion i’a del të marrë vendin e parë në grup, pavarësisht kundërshtarëve.

Në lidhje me këtë duel ka folur edhe Armand Duka. Numri një i futbollit shqiptarë ka uruar djemtë “kuqezinj” dhe stafin e Kombëtares, duke theksuar se ëndrra vazhdon dhe se fitorja erdhi në çastin e duhur.

“Fitore e madhe, që erdhi në çastin e duhur. Sot djemtë kuqezinj na dhuruan emocione, sakrificë, kualitet, gola dhe mbi të gjitha për ngjitjen një grup më lart në Ligën e Kombeve. Një objektiv i realizuar. Ndjehem krenar për kombëtaren dhe stafin e saj. Krenar për arritjet e futbollit shqiptar. Historia vazhdon…”, – ka shkruar Duka në rrjetet sociale, duke “konfirmuar” edhe pse jo zyrtarisht Edi Rejan në krye të pankinës kuqezi edhe për edicionin e ardhshëm.

Igor Angellovskit në dhjetor i skadon kontrata, a do t’ia vazhdojë të njëjtën presidenti Sejdini!?

Leave a Reply