Kombëtarja e Shqipërisë në futboll, falë fitores 3:2 ndaj Bjellorusisë në ndeshjen e fundit të grupit C4 në Ligën e Kombeve, ka siguruar kualifikimin për në Ligën B, për edicionin e ardhshëm, të tretin në kuadër të Ligës së Kombeve, njofton “infOSport.mk”.
Ligën C4, Shqipëria e mbylli si lidere me 11 pikë pas gjashtë ndeshjeve, duke lënë pas vetes Bjellorusinë me 10 pikë.
Shqipëria në 6 ndeshjet e zhvilluara të këtij kompeticioni regjistroi 3 fitore, 2 barazime dhe 1 disfatë, edhe atë nga Lituania (0:1) në “Air Albania Stadium”, ndërsa vlen të theksohet se rivalin kryesor për vendin e parë, Bjellorusinë, e kishte mundur në të dyja ndeshjet, transmeton “infOSport.mk”.
Përveç fitores sonte 3:2, Shqipëria në tokën bjelloruse falë golave të shënuar nga Cikalleshi dhe Bare kishte triumfuar me shifrat 2:0.