Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka festoi bashkë me ekipin e Shqipërisë në dhomat e xhveshjes së stadiumit “Air Albania” fitoren 3:2 ndaj Bjellorusisë.
Kreu i futbollit shqiptar takoi secilin prej lojtarëve të grumbulluar për sfidën me bjellorusët, më pas festa ka nisur furishëm duke u grumbulluar të gjithë së bashku.
Me fitoren ndaj Bjellorusisë, Shqipëria ngjitet në një rang më lart në Ligën e Kombeve, aty ku sezonin e ardhshëm do të garojë në Ligën B, me kombëtare shumë më të fuqishme.
Festa e kombëtares 🇦🇱 në dhomat e zhveshjes pas fitores:
Shqipëri 3-2 Bjellorusi
⚽️ Cikalleshi '20; '27; Manaj '44
🏟#AirAlbania#NationsLeague#Albania#Shqipëria#Kombëtarja
💪⚽️🇦🇱 #NeJemiNjë pic.twitter.com/EEcNK4BvXK— FSHF (@FSHForg) November 18, 2020