Angellovski zbulon formacionin, dy futbollistë të Shkëndijës titullarë kundër Armenisë

Igor Angellovski para pak çastesh ka zbuluar formacionin, me të cilin do të zbres në fushën në Nikozia, aty ku me fillim në ora 18:00 do të përballet me Armeninë në ndeshjen vendimtare për vendin e parë në grupin C2 të Ligës së Kombeve, njofton “infOSport.mk”.

Është kjo ndeshja e fundit e edicionit të dytë të Ligës së Kombeve, në të cilën ekipit “verdhekuq” i nevojitet vetëm edhe një barazim për të siguruar pozitën e parë, që do ju mundësonte atyre që edicionin e ardhshëm të këtij kompeticioni të bëjnë gara në Ligën “B”, me kombëtare shumë më të fuqishme.

Siç dihet në prag të këtij takimi, trajneri Angellovski ka hasur në shumë mungesa, gjithsej 10-të, mirëpo edhe përkundër këtij fakti, ai nuk i ka ikur skemës së tij të zakonshme me 3 mbrojtës. Këtë herë në këtë repart do të reshtohen Musliu, Zajkov dhe Velkovski, derisa Bejtullai  ka marrë detyra më ofenzive dhe do të veprojë në krahun e djathtë, duke ndihmuar njëkohësisht edhe mesfushën, por edhe mbrojtjen.

Përveç Bejtullait në këtë vijë prej 4 mesfushorëve bëjnë pjesë edhe Kostadinov dhe Totre në qendër dhe në të majtë Ristovski, që gjithashtu si Bejtullai do të ketë për detyrë të ndihmojë edhe mesfushën edhe mbrojtjen në raste të caktuara.

Aleksandar Trajkovski do të jetë një urë lidhëse midis mesfushës dhe sulmit, atje ku do të veprojnë Ivan Triçkovski dhe Vlatko Stojanovski, dy golashënuesit e fundit në ndeshjen me Estoninë (2:1).

Leave a Reply