Lajm i keq për Interin dhe trajnerin e kësaj skuadre, Antonio Konte në prag të ndeshjes kampionale ndaj Torinos. Mbrojtësi serb, Aleksandër Kolarov ka rezultuar pozitiv me COVID dhe është izoluar menjëherë siç e parashikon rregullorja.
Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi “zikaltër” përmes faqes zyrtare, teksa bëhet me dije se mbrojtësi i majtë, është asimptomatik dhe gëzon shëndet të qëndrueshëm.
Kujtojmë Kolarov bëhet futbollisti i tretë infektuar te Interi, pas Brozoviç dhe Padelit, që presin negativitetin e tamponit.
Që të 3 këta futbollistë nuk do të jenë në disponim të trajnerit Antonio Konte për ndeshjen ndaj Torinos, që në program është me 22 nëtor në “Xhuzepe Meaca”.