Kristian Eriksen si duket i ka ditët e numëruara te Interi. Mesfushori danez nuk po bënë pjesë në planet e Antonio Konte, ndërsa më së miri dëshmojnë edhe paraqitjet e tij këtë edicion me fanellën “zikaltër”.
Mediet italiane janë të sigurta se Eriksen do të largohet nga Interi, madje zbulojnë edhe lëvizjet për në merkaton e janarit.
“Corriere dello Sport” raporton se Arsenali ka propozuar shkëmbimin e Eriksen me një shqiptarë. Fjala është për Granit Xhakën, i cili do të lëvizte drejt “Xhuzepe Meacas”, derisa Eriksen do të rikthehej sërish në Premierligë, aty ku do të kërkonte të rikthente formën e tij të vjetër që nga koha kur luante me Totenhamin.