Pas Sandro Tonalit, Milani dëshiron të transferojë edhe një tjetër futbollistë nga rradhët e Breshës, transmeton “infOSport.mk”. Fjala është për 23-vjeçarin Andrea Cistana, që cilësohet si një ndër futbollistët më premtues të prapavijës. Kuqezinjtë e pëlqejnë prej kohësh dhe “BresciaOggi” raporton se drejtuesit e Milanit i janë rikthyer sërish kësaj piste.
Trajneri Pioli ka nevojë për përforcime në repartin mbrojtës dhe Cistana cilësohet si investimi i duhur për ekipin milanez,
Cistana është grumbulluar me kombëtaren e Mançinit, por nuk i’a ka dalë ende të debutojë me ekipin “axurrë”.
Problemi i vetëm mbetet dëmtimi i futbollistit. Cistana ka kryer një operacion në gjurin e tij dhe akoma nuk është e sigurt koha se kur do të rikthehet në fushën e blertë.