Hakan Çalhanoglu e sheh veten shumë larg Milanit. Mesfushorit turk i përfundon kontrata me kuqezinjtë në fund të sezonit aktual, ndërsa bisedimet për rinovimin e së njëjtës mes palëve nuk kanë nisur ende.
Në këtë situatë agjenti i futbollistit po sheh mundësinë që ti gjejë një skuadër të re futbollistit të tij.
“Tuttosport” raporton se ai ia ka ofruar Çalhanoglun Interit dhe Juventusit, për të mos u larguar nga “Seria A”, ku është përshtatur shumë mirë.
Thuhet se bardhezinjtë janë të favorizuar për të transferuar futbollistin në qershor. Madje “Zonja e Vjetër” mund të provojë ta afrojë që në merkaton e janarit, ku do të tentojë të fusë në marrëveshje Bernardeskin për të mbërritur te Çalhanoglu.