Shqipëria të mërkukrën (18 nëntor) në “Air Albania Stadium” do të zhvillojë sfidën vendimtare me Bjellorusinë për vendin e parë në grupin C4. Duke pasur rëndësinë e këtij takimi për të dyja kombëtaret, UEFA ka caktuar një arbitër me shumë përvojë në arenën ndërkombëtare.
Bëhet fjalë për rumunin Radu Petresku. Ky i fundit ka një karrierë të pasur ku ka gjykuar në të gjitha nivelet plot 311 ndeshje. Në vitin 2002 ai ka nisur karrierën si arbitër, ndërsa ka debutuar si profesionist në Ligën e Parë Rumune në vitin 2007. Në vitin 2012, Petresku është graduar si gjyqtar i FIFA-s.
Për sa i përket karrierës ndërkombëtare, Radu Petresku ka gjykuar në të nivelet e garave që organizohen nga UEFA dhe FIFA.
16 ndeshje në Ligën e Europës, 2 eliminatore kampionati europian, 13 miqësore ndërkombëtare, 6 ndeshje kualifikuese të Ligës së Kampioneve, si dhe ndeshje të të rinjve është CV-ja europiane e Petreskut.
Ai do të ketë ndihmën e bashkëkombasve Radu Ginguleaç dhe Mirçea Grigoriu (arbitra të linjës) dhe Marsel Birsan (arbitër i katërt).