Kombëtarja e Shqipërisë në futboll ka arkëtuar tre pikë mjaft të vlefshme në grupin 4 të Ligës “C” në kuadër të Ligës së Kombeve, teksa sonte në “Air Albania Stadium” mundi Kazakistanin me rezultatin 3:1, raporton “infOSport.mk”.
Pjesa e parë doli të jetë spektakolare ku brenda 8 minutave u shënuan 3 gola.
Sokoll Cikalleshi duke shfrytëzuar një harkim të mrrekullueshëm nga ana e Ledian Memushajt në të 16-tën shënoi me kokë golin e parë në rrjetën e kazakëve, ndërsa 7 minuta më pas, Ardijan Ismajli nga brendia e zonës arriti që të gjejë golin e parë personal me fanellën “kuqezi” dhe të dytin për Shqipërinë në këtë ndeshje.
Mirëpo nuk zgjati shumë festa e “kuqezinjëve”, pas Aymbetov në minutën e 24-të shënoi një gol spektakolar nga gjysma e fushës, duke rikthyer Kazakistanin në lojë.
Megjithatë në pjesën e dytë “kuqezinjtë” dolën të jenë sërish më dominues, ndërsa në minutën e 63-të falë grindës së Amir Abrashit, Shqipëria përfitoi një penalti, të cilën në gol e shndërroi Rej Manaj.
Shqipëria më këtë fitore bën hapin e madh në garën për kreun e tabelës në Grupin 4 të Ligës “D”, aty ku pas 3 ditësh për pozitën e parë në ndeshjen e drejtëpërdrejtë do të luftojë kundër Bjellorusisë, transmeton “infOSport.mk”.
Bjellorusët pas 5 xhirove kanë 10 pikë,derisa “kuqezinjtë” me 8 pikë renditen në pozitën e dytë, duke lënë pas vetes Lituaninë me 5 pikë. Këta të fundit u mundën në ndeshjen tjetër të grupit nga Bjellorusia me rezultatin 2:0.