Përveç Egzon Bejtullait dhe Ennur Totres, në adresë të Shkëndijës kanë ardhur edhe dy ftesa për futbollistët e kësaj skuadre për të qenë pjesë e ekipeve kombëtare në prag të ndeshjeve të nëntorit, njofton “infOSport.mk”.
Ftesë sërish për Lupçe Doriev, i cili nga ana e Angellovskit ishte ftuar edhe në ndeshjet e tetorit, mirëpo pa mundur të debutojë në Ligën e Kombeve, ndërsa për herë të parë ftesë në ekipin kombëtarë U21 të vendit ka marrë edhe Ensar Luma.
20-vjeçari luajti titullarë në ndeshjen derbi ndaj Renovës dhe shënoi i pari në fitoren 3:1 të Shkëndijës. Ka mjaftuar kjo që Milevski ta ftojë të njëjtin në përfaqësuesen U21, për të cilën kishte debutuar me 6 qershor të vitit të kaluar në ndeshjen miqësore kundër Finlandës.
Mbetet të shihet nëse i njëjti do të debutojë në një ndeshje zyrtare për Maqedoninë U21, e cila të martën kundër Malit të Zi do të zhvillojë ndeshjen e fundit kualifikuese për Evropianin e vitit të ardhshëm, transmeton “infOSport.mk”.
Maqedonia në grupin 6 kualifikues pas 9 xhirove mban pozitën e dytë me 15 pikë, ashtu që me fitore eventuale ndaj malazezëve “verdhekuqtë” do e ruanin këtë pozitë dhe përmes ndeshjes së balotazhitë do shpresonin për një vend në Europianine vitit të ardhshëm.