Sara Fernández, gjyqtarja e ndeshjes së femrave midis Real Madridit dhe Atletik Bilbaos është shoqëruar me momente të frikshme.
Mbrojtësja e skuadrës baske, Naroa tentoi me një goditje nga distanca drejt portës së “madrilenëve”, por topi u ndal në fytyrën e arbitres Sara Fernández.
Gjyqtarja përfundoi e shtrirë në tokë, ndërkohë që nga pamjet dëgjohet duke rënkuar nga dhimbjet. Stafi mjekësor e ndihmoi për t’i dhënë ndihmën e parë, ndërkohë që dëmtimi në sy ishte jo pak i vogël. Për fatin e keq ajo nuk e mbylli dot ndeshjen, por gjendja e saj ishte e mirë.
Video materialin mund ta ndiqni KËTU.