Napoli – Milan është kryendeshja e javës së 8-të në Serie A. “Kuqezinjtë” pas 7 xhirove të para kanë tubuar 17 pikë dhe aktualisht kryesojnë tabelën e klasifikimit me 17 pikë, derisa Napoli me 14 pikë renditet në pozitën e tretë.
Në prag të këtij takimi derbi trajneri i Napolit, Xhenaro Gatuzo ka marrë një lajm jo të mirë, kjo pasi Viktor Osmihen ka pësuar një lëndim në shpatull në ndeshjen midis Nigerisë së tij kundër Sierra Leones.
Gjasat që Osimhen të jetë i gatshëm për sfidën me Milanin janë të pakta, edhe pse nuk përjashtohet mundësia që ai të luaj.
Tashmë gjithçka mbetet të duart e mjekësve të skuadrës, të cilët prite të bëjnë çmos që Osmihen të jetë gati për këtë super ndeshje, që në program është me 22 nëntor në “San Siro” me fillim në ora 20:45.