Një lajm aspak i mirë na vjen nga Dibra. Ish futbollisti i kësaj skuadre, Albert Kaba, është ndarë nga jeta në moshë 44-vjeçare. Kaba konsiderohet si një ndër futbollistët më të mirë në historinë e Korabit, një nga legjendat e këtij klubi që aktualisht garon në Ligën e Dytë – Perëndim.
Albert Kaba deri para 10 viteve mbante veshur fanellën e Korabit, ndërsa njihet si një nga golashënuesit më të mirë në historinë e klubit nga Dibra.
Nga KF Korabi kanë njoftuar diçka të tillë në rrjetet sociale dhe sikurse kuptohet, ai ka luajtur edhe për Korabin e Peshkopisë, që garon në Ligën e Parë të Shqipërisë.
“Bashkëqytetarë,dibranë kudo që ndodheni,sot ndahet prej nesh,një nga ikonat dhe legjendat e klubit Albert Kaba-Berti. Të pikëlluar e të mbetur pa fjalë, lusim Zotin e gjithëfuqishëm që atë ta gradojë në shkallët më të larta të parajsës, sepse ai i atillë ishte. Ngushëllime Familjes, Shokëve, miqve e gjithë atyre që patën fatin ta njohin këtë njeri madhështor”.
Kaba ishte prekur nga COVID-19 dhe nuk ia ka dalë të mbijetojë.