Belgjika ju jep fund shpresave të Anglisë, Eriksen nderon Danimarkën (VIDEO)

Belgjika ju ka dhënë fund shpresave të Anglisë për atë pozitë të parë në grupin A1 të Ligës A, duke mundur “Tre Luanët” me shifrat 2:0, njofton “infOSport.mk”.

Belgët avantazhin prej dy golash e arritën vetëm pas 23 minutave të para, falë golave të shënuar nga Tilemans (10’) dhe Mertens (24’).

Pas kësaj fitore Belgjika vazhdon të ruaj pozitën e parë në grupin A2 të Ligës “A” me 12 pikë, dy më shumë se Danimarka e vendit të dytë, që në ndeshjen tjetër të këtij grupi mundi Islandën me rezultatin 2:1.

Që të dy golat për danezët i realizoi Kristian Eriksen, edhe atë që të dy nga pika e bardhë, ndërsa golin e nderit për Islandën e realizoi Kjartanson në minutën e 85-të, transmeton “infOSport.mk”.

Danezët ndeshjen e rradhës e zhvillojnë me 18 nëntor në transfertën kundër Belgjikës. Skuadrës së Roberto Martinez do i shkonte për shtati edhe një barazim, për ta mbyllur këtë cikël në pozitën e parë në grupin A2, ndërkohë Danimarkës i kryen punë vetëm fitorja.

Leave a Reply