Angellovski zbulon formacionin, vërehen shumë ndryshime

Igor Angellovski ka zbuluar formacionin anti Estoni, ndaj së cilës kombëtare “verdhekuqtë” presin fitore, njofton “infOSport.mk”.

Në formacionin startues vërehen shumë ndryshime,teksa vërehen mungesat e futbollistëve kryesor, si Goran Pandev, Enis Bardhi, Ezgjan Alioski, Arijan Ademi, etj. Disa prej tyre mungojnë për shkak lëndimeve, ndërsa ndryshimi vërehet që nga porta, ku në vend të Dimitrievskit në portë do të qëndrojë Shiskovski.

Vija mbrojtëse është e njëjta, me të vetmin ndryshim që Bejtullai do të luaj në të djathtë, ndërsa Ristovski do të luaj në të majtë. Në qendër të mbrojtjes do jetë dyshja Velkovski-Musliu.

Spirovski dhe Nikolov do jenë urë lidhëse midis mbrojtjes dhe mesfushës, aty ku më të avansuar do të jenë Elmas-Triçkovski-Trajkovski, ndërsa në sulm i vetmuar do të jetë Nestorovski.

Ndeshja Maqedoni-Estoni starton në ora 15:00.

Leave a Reply