Totenhami dhe trajneri i tyre, Hoze Murinjo janë dënuar së fundmi nga UEFA, pasi ndeshja e “spërsave” ndaj skuadrës angleze të Antverpen në kuadër të Liga Europa filloi me vonesë.
Skuadra angleze pësoi humbje me rezultat 1:0 në këtë ndeshje.
Delegatët e UEFA-s shënuan gjithçka dhe ngarkuan me përgjegjësi pikërisht klubin anglez.
Murinjo u dënua me një ndeshje pezullim, ndërsa UEFA gjobiti Tottenhamin me 28 mijë euro.
Sezoni nisi me probleme për “Spërsat”, skuadër kjo që megjithatë figuron lartë në renditjen tabelare në Premierligë, duke u renditur në pozitëne dytë me vetëm një pikë më pak se skuadra kryesuese e Leçesterit.
Murinjo duket se do të bëjë një sezon të mirë dhe pse nuk ka një ekip me cilësitë e Liverpull, Mançester Siti, apo edhe Çelzi.